Në Elbasan është zhvilluar takimi i parë i “Llogaridhënies” i cili synon të zhvillojë bisedime me qytetarët në të gjitha Njësitë Administrative dhe lagjet e qytetit, për të dëgjuar problematikat e tyre. Në këto takime marrin pjesë ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, kryetarë të bashkive dhe drejtorë të çdo drejtorie rajonale.

Takimi i parë i Llogaridhënies në Elbasan çoi në shkarkimin e Kryeinsektores së Mjedisit për shkak të moskryerjes së detyrës. Kryeinspektorja e Mjedisit në Elbasan u shkarkua pas ankesave të shumta nga vetë qytetarët, për ndotjen në zonën e ish kombinatit Metalurgjik. Shqetësimi për këtë situatë ishte ngritur shpesh herë nga Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini dhe nga Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla

Në prefekturën e Elbasanit është zhvilluar sot një takim për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2018. Qëllimi i takimit ishte prezantimi i masave për një sezon turistik që ofron gjithçka në mënyrën e duhur.

 

Shqipëria vendosi një rekord të ri për çmimin e karburanteve, duke hyrë në listën e dhjetë vendeve me çmimin më të lartë të naftës. Të dhënat e fundit të publikuara nga “Global Petrol Prices”, tregojnë se aktualisht një litër naftë në Shqipëri kushton 1.69 dollarë, duke e renditur vendin tonë të dhjetin për nga çmimi i lartë i naftës