Është zhvilluar në Elbasan Forumi qytetar për sigurinë publike në të cilën morën pjesë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini si dhe deputetë, drejtues të policisë vendore dhe përfaqësues të komuniteteve fetare. Takimi synon të krijojë një qasj të re mes policisë dhe qytetarit.

Edhe shkolla 9-vjeçare e Kuqanit është bërë pjesë në organizimin e aktiviteteve të muajit Prill në përcjelljen e mesazheve senzibilizuese dhe ndërgjegjësuese të Autizmit. Në këtë fshat vërehet një numër në rritje i fëmijëve të cilët janë të prekur nga autizmi.

Familjarët, të cilët nuk kanë mundur të blejnë një shtëpi për shkak se nuk mund t’iu përgjigjen çmimeve të larta të tregut dhe se nuk arrijnë të shlyejnë kreditë në banka, tanimë mund të përfitojnë nga kreditë e buta.

Qyteti i Belshit është ndër të rrallët qytete në vend që nuk ka një vend akomodimi. Askush nuk ka guxuar të investojë në hotele apo shtepi pritjeje në një qytet i cili më tepër i ngjante një fshati. Ndërkohë Belshi sot të fal një pamje fantastike

I Pozicionuar në qendër të Shqipërisë, Elbasani ka qenë përherë një urë kalimi e cila ka tërhequr vëmendjen e turistëve. Veçanërisht të huajt shfaqin interes për kalanë fushore e ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit e veçanërisht për stilin e saj romak.