Përpjekje deri në minutën e fundit nga ana e Egjiptit për bllokimin e një ankandi në Londër të kompanisë Christie’s mbi ikonën e egjiptologjisë, faraonin Tutankhamon.

Koka e faraonit, 28 centimetra e lartë, të paktën 3 500-vjeçare, do të mund të shitet në ankand dhe mund të kushtojë më shumë se 4,46 milionë euro, sipas parashikimit nga shtëpia britanike e ankandit.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikiteteve Egjiptiane, Moustafa Waziri tha se Egjipti “do të ndjekë rrugë ligjore për të ndaluar shitjen”.

Ministria e Jashtme egjiptiane muajin e kaluar njoftoi një hap të ngjashëm duke i kërkuar Christie’s për të prodhuar dokumentet që vërtetojnë pronësinë e ligjshme.

Kajro kishte njoftuar autoritetet britanike dhe UNESCO-n “për të ndaluar procedurat e shitjes”./atsh/