Ekonomia e kaltër, përdorim i qëndrueshëm i burimeve detare për rritjen ekonomike
Ekonomia e kaltër, përdorim i qëndrueshëm i burimeve detare për rritjen ekonomike

– Ekonomia e kaltër është përdorimi i qëndrueshëm i burimeve detare për rritjen ekonomike, përmirësimin e mjeteve të jetesës dhe vendeve të punës dhe shëndetin e ekosistemit detar.

Kështu citohet në raportin e publikuar së fundi nga Banka Botërore mbi Ekonominë e kaltër ku ndër të tjera thuhet se “kjo ekonomi përfshin shumë aktivitete të tilla si; energjia e rinovueshme, peshkimi detar, transporti detar, turizmi, ndryshimet klimatike dhe menaxhimi i mbetjeve”.

Këto aktivitete kanë një peshë të madhe në ekonomi. Peshkimi detar sjell më shumë se 270 miliard USD në Prodhimin e Brendshëm Bruto botërore, mbi 80% e tregtisë ndërkombëtare të mallrave bëhet përmes transportit detar ndërkohë që rëndësi gjithnjë e më të madhe po merr menaxhimi i mbetjeve pasi 80% e plehrave në oqean dhe dete vijnë nga stereja. /atsh