Dy ditë më parë një argjendari në Elbasan  ka rënë pre e një grabitje në lagjen ‘Aqif Pasha’, përballë Drejtorisë Vendore të Policisë në Elbasan. Autori, tashmë i arrestuar nga uniformat blu, ka arritur të marrë një sasi të konsiderueshme floriri si varëse, byzylykë, unaza si dhe sende të tjera me vlerë dhe një shumë të madhe parash që ndodheshin në banak në argjendarinë. Ai është arrestuar disa orë më vonë në Tiranë, në zonën e Ish- Kombinatit.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes është gjetur edhe pistoleta më të cilën Thaçi përdori në vendin e ngjarjes, e cila rezulton se i është  rrëmbyer nga shitësja e argjendarisë, ku kjo e fundit pasi ka arritur të marrë armën e autorit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Kjo ka qenë vjedhja e tretë brenda një jave që Astrit Thaçi ka bërë, dy në Durrës dhe së fundmi në Elbasan. Ndërkohë Policia e Elbasanit, ditën e sotme njoftoi se pas arrestimit të 27-vjeçarit, Astrit Thaçi dhe të dashurës së tij është arrestuar edhe një 26-vjeçar me iniciale F. S, 26 vjeç, pasi ka blerë 4 byzylykë floriri nga i riu, të cilat ishin grabitur në argjendarinë në Elbasan.