Ekspertët kanë paralajmëruar njerëzit, të mos përdorin pajisje plastike të kuzhinës, sidomos gjatë kohës kur janë duke gatuar ushqime të ngrohta. Shkencëtarët kanë treguar se shumica e lugëve dhe pajisjeve të tjera plastike të kuzhinës, përmbajnë substanca shumë të dëmshme të quajtura oligomere, të cilat aktivizohen kur temperatura është mbi 70 gradë.

Sasia e lartë e këtyre substancave mund të çojë në përkeqësim të funksionit të mëlçisë si dhe sëmundjeve të tiroideve. Gjithashtu, këto substanca janë të lidhura edhe me infertilitetin, kancerin dhe kolesterinën e keqe në gjak. Hulumtuesit nga Gjermania thonë se ky studim edhe një herë dëshmon për rreziqet, që pajisjet e përbëra nga plastika përbëjnë për shëndetin tonë.