ATSH/ Rritja e eksporteve nuk është e rastësishme, por dëshmon qartë se prodhimet tona bujqësore janë cilësore dhe konkurrojnë në tregjet e vendeve të Bashkimit Europian.

Kështu shprehet ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, duke iu referuar shifrave zyrtare për rritjen me 9% të eksporteve bujqësore shqiptare gjatë vitit 2019, krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa në vlerë eksportet ‘Made in Albania’ kaluan shifrën e 37 miliardë lekëve në fund të 2019, krahasuar me 34 miliardë lekë që shënuan në vitin 2018.

“Stimulimi dhe forcimi i pikave të grumbullimit si hallka kyçe mes fermerit dhe tregut, heqja e TVSH-së për inputet dhe makineritë bujqësore, investimet në infrastrukturën ujitëse dhe kulluese, si dhe mbështetja përmes Skemës Kombëtare e programit IPARD, po japin frytet e tyre”, – shprehet ministri Çuçi.