Që prej ditës së djeshme prefektura e Elbasanit ka hapur dyert për të pritur vizitorë me rastin e festimeve të “Ditës së Verës”. Nën kujdesin e prefektit Gledian Llatja është organizuar edhe ekspozita “Prefektura e Hapur” nga piktori Italian Fabrizio Tedeschi.

Këtë ekspozitë e kanë vizituar edhe kryetari i bashkisë Elbasan z.Qazim Sejdini, si edhe kryetari i Grupit Parlamentarë të PS, Taulant Balla.

Fabrizio Tedeschi u shpreh se stili të cilin ai ka zgjedhur të pikturojë është disi abstrakt, pasi në të shpaloset lidhja e natyrës me shpirtin e njeriut.

Kryetari Grupit parlamentar, Taulant Balla, falënderoi piktorin Italian për hapjen e kësaj ekspozite në Elbasan.

Edhe prefekti Llatja falenderoi piktorin që e hapi këtë ekspozitë në ambientet e prefekturës

Sinkron Gledian Llatja Prefekt i Elbasanit Ekspozita me punime të piktorit Italian do të qëndrojë e hapur për të gjithë dashamirësit e artit deri në datë 16 MARS.

Edisona SKENDERI