Një komunitet i shëndoshë dhe tolerant ka fuqinë të mposhtë ekstremizmin e dhunshëm.Lidhur me këtë temë aktuale dhe tejet shqetësuese të ditëve të sotme gazetarja Iris Luarasi ka zhvilluar një bashkëbisedim me gjimnazistët e Dhaskal Todrit për t’i ndërgjegjësuar dhe për t’i njohur ata me rreziqet që sjell ekstremizmi i dhunshëm në shoqëri.

Shumë sulme terroriste janë kryer duke përdorur si justifikim fenë ,gjë që sipas Luarasit është një gabim shumë i madh pasi këta individë e keqpërdorin fenë dhe percjellin mesazhe të gabuara duke bërë që të rinjtë të jenë konfuzë dhe të bien lehtësisht pre e mashtrimeve.

Vetëm një ditë më parë një person i mori jetën rreth 50 besimtarëve në një xhami në Zelandën e Re duke përdorur si justifikim fenë për aktin terrorist.Vitet e fundit ekstremizmi I dhunshëm është kthyer në një problem global.

Edisona SKENDERI