I organizuar për të 18 vit me radhë, festa e Gjinarit, e cilësuar si “Miqtë e Malit” ka mbledhur qindra banorë të zonës dhe miq në qendër të Njësisë Administrative.

Të pranishëm nënkryetari i Bashkisë Klevis Xhoxhi dhe deputeti i zonës Arben Kamami kanë vlerësuar këto organizime të cilat synojnë promovimin e zonës.

Pjesë e kësaj feste, ashtu si çdo vit, është edhe panairi me produkte tradicionale të zonës dhe punime artizanale.
Festa e cila kishte nisur një natë më parë, vijoi deri në orët e drekës me një koncert festiv, po ashtu disiplina të ndryshme sportive u demonstruan në shesh. 


Shoqata e Alpinizmit Malor nga ana e saj, organizoi qëndrimin në çadra kampi për të gjithë ata që kishin dëshirë të kalonin një mbrëmje në natyrë dhe në ajrin e pastër që ofron Gjinari.