Një 36-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e kësaj të mërkure në Elbasan.

 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shënkoll”,  ku shtetasi L.L., për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës thikë fqinjin e tij shtetasin A.Sh., 36 vjeç.

 

I plagosuri është transportuar në Spitalin e Elbasanit, ku informacionet bëjnë me dije se është jashtë rrezikut për jetën.