Edlira XHERRI

Që prej fillimit të Janarit ditët e ftohta kanë qenë prezente jo vetëm në fshatra malor por edhe në qytete. Dhe pikërisht në këto të fundit nevoja për t’u siguruar ngrohtësi të brakjtisurve është më e madhe.

Në qendrën A2B në Elbasan aktualisht marrin shërbim 64 të moshuar të cilët në këto ditë të ftohta dimri kanë më shumë nevoja. Ata shprehen për Tv Skampa, se janë braktisur dhe jetojnë vetëm prej vitesh por në këtë qendër kanë gjet gjithçka.

Të moshuarit ndeshen shpesh me barriera shoqërore që ndikojnë mjaft në jetën e tyre. Gjithmonë e më shumë të moshuar jetojnë të vetmuar, ndërkohë që gjendja ekonomike e tyre është më e rëndë se pjesa tjetër e shoqërisë.

Në një situatë globale të një popullsie drejt plakjes, të moshuarit do të luajnë një rol të rëndësishëm nëpërmjet punës vullnetare, transmetimit të njohurive dhe eksperiencës, duke ndihmuar familjet e tyre në mbajtjen e përgjegjësive, si dhe duke shtuar pjesëmarrjen e tyre si fuqi punëtore e paguar.