Në kuadër të 75 vjetorit të Clirimit, Bashkia Elbasan në bashkëpunim me ZVA kanë nisur një sërë aktivitetesh sportive ndërmjet shkollave të mesme.

Kampionati Sportiv i cili ka startuar në datë 10 tetor do të vazhdojë deri në fund të këtij muaji. Pikërisht të hënën kanë zhvilluar ndeshjve futbolli në fushën e ish Sporti i Vjetër,  nxënësit e shkollave “Kostandin Kristoforidhi” me shkollën “Mahir Domi”, si edhe shkollat “Dhaskal Todri” dhe “Gjuhët e Huaja”.

Ky kampionat realizohet edhe falë angazhimit maksimal të drejtorive të shkollave në qytet si edhe vetë nxënësve të cilët marrin pjesë në këto aktivitete sportive .