Pavarësisht numrit të madh të aksidenteve të ndodhura në aksin rrugor Elbasan-Peqin sërisht nuk është bërë asnjë ndërhyrje, së paku për të përmirësuar sinjalistikën rrugore, e cila ka mungesë të theksuar.

Po ashtu një problem i madh në këtë aks është edhe dëmtimi i asfaltit, i cili siç duket edhe nga pamjet është i çarë dhe shumë i konsumuar duke bërë që edhe sasia më minimale e reshjeve ta bëj të rrëshqitshme dhe faktor për aksidente. Banorët shprehen se kjo rrugë është shumë e rrezikshme dhe për ta është shumë e vështirë kalimi në të, sidomos gjatë natës ku nuk ka ndriçimin dhe as mbikalime.

Por, aksi Elbasan-Peqin nuk është e vetmja pikë e zezë në hartën e rrugëve me numër të lartë aksidentesh.

Këto dy akse janë vazhdimisht problematikë dhe me një numër të lart aksidentësh të cilët kanë marrë jo pak jetë njerzish. Ndërkohë që policia rrugore rendit ndër shkaqet kryesore të aksidenteve, mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugore, përdorimin e alkoolit, të celularit si dhe parakalimet e gabuara.