Argëtimi i fëmijëvë pas shkolle është problem që i shqetëson të gjithë. Kjo pasi mundësia e aktiviteteve i ka bërë fëmijët të fiksuar pas smartfonëvë dhe ekrani i televizionit. Shqetësimit të shumë prindërve për një pasurim të kohës së lirë të fëmijëve, mund t’u japë zgjedhje vetëm hapja e shkollave edhe pasdite për aktivitete të ndryshme sportive.

Qytetarët shprehen se mungesa e aktiviteteve apo e kurseve ka bërë që shumë fëmijë të kenë problem me sytë, por edhe problem të shëndetit.

Të intervistuar nga Tv Skampa prindërit shprehen se nëse do të zhvillohen aktivitete sportive të çfarëdolloji qofshin ata do të ndihmojë jo vetëm fëmijët të qëndrojnë të aktivizuar, por edhe të kënë shëndet më të mirë.

Ndërkohë ajo që vihet re është se kohët e fundit interesimi i prindërve për të aktivizuar fëmijët një një kurs apo aktivitet fizik është rritur ndjeshëm. Kjo sipas tyre është një mënyrë që fëmijët të zbaviten, duke u shkëputur deri diku nga interneti që ndonjëherë megjithëse i mban fëmijët brenda krijon pasiguri për të miturit.

Edlira XHERRI