Kryetarja e Partise Socialiste per Elbasanim do te jete deputetja Evis Kushi. Vendimi eshte marre sot ne mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Elbasanit, drejtuar nga sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla. 

Balla theksoi angazhimet e PS për vitin 2020 duke filluar me pjesën më të rëndësishmë të këtij viti, që është rindërtimi i vendit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

“Viti 2020 ka nisur me revolucionin digjital në të gjitha shërbimet publike. Vetëm pak minuta online në kompjuter apo celular, duke klikuar vetë nga kudoqoftë (brenda ose jashtë vendit) ose me një ndihmë të parë në sportelet zyrave të postës të njësive administrative mund të kryen procedurat e nevojshme që deri dje kërkonin kohë e mund zyrë më zyrë. Sa shumë kanë vuajtur qytetarët për tu endur zyrave dhe radhëve pafund për të marrë një dëshmi penaliteti, madje duke fut mik apo duke pagu ryshfet për ta marrë shpejt. Ky proces rrënjësisht transformues do të lehtësojë ndjeshëm edhe për biznesin duke eleminuar endjen, pritjen, arrogancën në raste të caktuara të zyrtarëve”- theksoi Balla.

Sipas tij, viti 2020 është historik për Shqipërinë që mori për herë të parë kryesimin e radhës së OSBE, ku Kryeministri Edi Rama është tashmë Kryetari i kësaj organizate kaq të rëndësishme të 57 vendeve dhe të më shumë se 1 miliardë njerëzve.

“Viti i ri 2020 që sapo ka nisur është viti i rindërtimit, i ringritjes pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Brenda vitit 2020, çdo familje jashtë qytetit që ka humbur banesën individuale do të hyjë në një banesë të re. Po ashtu deri në gjysmën e parë të vitit 2020, duhet të jenë ngritur në qytetet e prekura, të gjitha kantieret e lagjeve të reja”- tha Balla.

Duke u ndalur ne zgjedhjet e ardhshme, Balla theksoi se “Edhe pse zgjedhjet e Qershorit 2021 duken ende larg, gjatë vitit 2020 duhet vijojë organizimi i strukturave tona vendore të partisë për të fituar bindshëm mandatin tonë të tretë qeverisës me Edi Ramën Kryeministër. Prej disa muajsh jemi në proces riorganizimi ripërtëritjeje dhe përgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare te qershorit 2021 dhe pasi kemi zgjedhur kryetarët e organizatave, delegatët e Kongresit, tani Asambletë e zgjeruara zgjedhin edhe kryetarin e Partisë Socialiste për cdo bashki. Ne jemi e vetmja parti që kemi përfshirë në procesin e përzgjedhjes së kryetarëve parimin e barazisë gjinore, duke vendosur të fillojmë të zbatojmë një normë të re të organizimit ku drejtimi i organizatave i besohet një burri, ose djali dhe një gruaje, ose vajze, kemi bërë dhe zgjedhjen me “një anëtar një votë” të të gjithë delegatëve të Kongresit, tani brenda mes janarit po përmbyllim procesin me zgjedhjen e kryetarëve të partisë. Ky proces riorganizimi vijon më pas me Kongresin zgjedhor që do të zhvillohet më 29 Shkurt 2020”.