Mbi 47 mijë fëmijë të familjeve në nevojë përfitojnë nga bonusi për mosbraktisjen e shkollës. Veç librave falas për nxënësit e klasës së 1 deri në të kartërt, kjo qeveri ka menduar edhe për familjet në nevojë.

Sipas burimeve zyrtare nga ministria po mbështen financiarisht fëmijët e familjeve që përfitojnë nga pagesa e ndihmës ekonomike. Bëhët fjalë për mbi 47 mijë fëmijë të familjeve në nevojë, të cilët do të përfitojnë nga kjo politikë nxitëse për arsimimin e fëmijëve, pagesa të posaçme për ndjekjen e arsimit të detyrueshëm.

Për prindërit e këtyre fëmijevë kjo është padyshim një ndihmë, ata theksojnë për Tv Skampa se është padyshim gjaja më e mirë po bëjnë.

171 milionë lekë është fondi i vënë në dispozicion për vitin 2018 për familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike për fëmijët që nuk braktisin shkollën. Në reformën e qeverisë për garantimin e librave falas për 190 mijë fëmijë, përfshihen edhe ato të komunitetit rom e egjiptian.

Edlira XHERRI