Historia e artistëve nën regjimet totalitare

Në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” është prezantuar ekspozita me titull “Underground”. Pas udhëtimeve të shumta në vendet lindore si Hungaria, Bullgaria, Rumania dhe Sllovakia ky projekt erdhi edhe në trojet shqiptare. Qëllimi i kësaj ekspozite është të sjellë në vëmendjen e publikut e veçanërisht brezit të ri pjesën e kulturës underground ose e thënë ndryshe, historinë e artisteve të shtypur nën regjimin totalitar vendeve lindjes. Kjo ekspozitë përfaqesohet nga artistë të cilët kanë qenë të çensuruar nga regjimet dhe bënin pjesë në një sistem qe nuk lejonte fjalën apo kreativitetin e lirë. Të pranishem në prezantimin e ekspozis ishin figura të mirënjohura të fushës se artit në Elbasan si Andi Tepelena, Elsa Demo, Fatbardh Marku dhe Vladimir Caridha. Menaxheri i artit, Andi Tepelena u shpreh se ky projekt i sherben te rinjve të njihen me peripecitë që ka kanë kaluar artistët nën censurë.

Kjo ekspozite përcon gjithashtu mesazhin shumë domethënës se edhe pse nën regjim dhe çensure përseri artistet arrijnë të gjejnë menyrën për të shprehur pikpamjet e tyre dhe për të përcjellë mesazhe kuptimplota për publikun. Ekspozita do të vazhdoj të qendroj e hapur në Universotetin “A.Xhuvani” ndërsa në vijim do të spostohet në qytetin e Kuksit, Shkodres dhe në shume qytete të tjera të Shqipërisë.

EDLIRA XHERRI