Çmimet e fruta perimeve në tregje pësuan rritje si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi, por fermerët që kultivojnë sera në Elbasan ankohen se po kalojnë ditë të vështira. Ata ankohen për pamundësinë për të dalë në treg dhe rënien e çmimeve. Pasiguri shfaqin edhe për ardhmen.

Elbasan- Zona e Jagodinës në Elbasan është e njohur për kultivimin e produkteve bujqësore në sera.

Zona e është e njohur për kultivimin e lakrës së Brukselit, dhe spinaqit që prej disa vitesh u ka sjellë të ardhura të mira.

Pot fermerët thonë se izolimi për shkak të masave parandaluese të koronavirusit po i penalizon me daljen e treg. Mundësia e vetme sipas tyre është që tregtarët tu shkojnë në sere për të marrë furnizimin.

Por këtë në këtë periudhë thonë se çmimi ka rënë ndjeshëm sidomos për produktet e eksportit

Pritshmëritë nuk janë të larta as për atë që do vijë më pas, pasi edhe pse ka filluar vjelja e kungullit situata nuk paraqitet e mirë.

Edhe dhe pse në vështirësi ata thonë se do të vijojnë të kultivojnë serat e tyre pasi kjo është zgjedhja e vetme që kanë për të jetuar