ELBASAN, FESTOHET 110 VJETORI I SHKOLLËS NORMALE

Në kuadër të themelimit të 110 vjetorit të shkollës normale të Elbasanit, është zhvilluar një ceremoni në nder të kësaj date. Në ambientet e kishës “Shën Mëria“ në lagjen “Kala” të Elbasanit, aty ku nisi fillimisht kjo shkollë, u mbajt edhe ceremonia.

110 vite më parë nga ky vend do të hidhte themelet shkolla e parë që do të përgatiste mësuesit e së ardhmes. Në mënyre simbolike u përzgjodh ky vend, pasi mbetet pjesë e historisë.

Kjo ceremoni vleu për të përkujtuar ata të cilët bënë gjithçka për t’ia dalë dhe hodhën themelet e para për arsimin në shqipëri.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe përfaqëues të besimit Musliman, si Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, me qëllim dhënien e një shembulli për bashkim. Po ashtu, gjatë ceremonisë nga kori i kishës, u interpretuan këngë patriotike. Në të nuk mungoi as homazhi për të ndjerët nga tërmeti i së Martës