Në fakultetin e shkencave edukimit është zhvilluar sot një leksion i hapur në kuadër të 16 ditëve kundër dhunës në me bazë gjinore. Takimi u bë në formë bashkëbisedimi me studentë të ketij fakulteti. Rreth problemit të dhunes referoi Armand Shëngjergji përgjegjës i departamentit të edukimit qytetar në këtë fakultet i cili theksoi faktin se ka ardhur koha ti thuhet stop dhunës dhe se të bashkuar mund të arrihet parandalimi i këtij fenomeni.
Ndërkohë nga Bashkia e Elbasanit referoi koordinatorja Vendore, Marsida Sejdini, e cila prezantoi fushatën e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Znj.Sejdini shtoi faktin se Bashkia e Elbasanit ka ngritur hallka të posaçme për parandalimin e dhunës në familje.
Ndërsa nga Forumi i Gruas dhe Policia Vendore u theksua fakti se duhet punuar fort për parandalimin e fenomenit dhe se e drejta për të jetuar pa dhunë është e të gjithëve.
Takimi vazhdoi në mënyrë të tillë ku specialistët e fushave përkatëse ju përgjigjën të gjitha pyetjeve të studentëve.
/EdliraXherri/ElbasaniNews