Edhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro zgjodhi Ditës e Verës për t’i prezantuar Kryetarit të Bashkisë Z Qazim Sejdini dhe deputetëve të Elbasanit, projektin e restaurimit të të Bazilikës së Bezistanit.

Projekti i paraqitur jep një pamje faktastike të një objekti mjaft të rëndësishëm kulturor dhe historik dhe pritet të shndërrohet në atraksion turistik në qendër të qytetit.

Ndërhyrjet e parashikuara në Bazilikën e Bezistanit janë rikualifikimi i terrenit përreth monumentit, ndërhyrjet konservuese dhe restauruese, konservimi I mozaikëve, zbulimi i mozaikut në nefin qëndror nëpërmjet çlirimit nga shtresat e dheut, vizitueshmëria e monumentit etj.

Ministrja gjithashtu theksoi se po punohet paralelisht edhe në ad quantum, një nga stacionet kryesore të rrugës Egnatia I cili ndodhet në Bradashesh.