Moti i i ftohtë që ka përfshirë Shqipërinë këto ditë ndikon edhe ne tubacionet e ujit të pishëm. Ngricat e ditëve të fundit janë bërë shkaq për çarjen e tubacioneve dhe prishjen e aparateve matës. Për këtë arsye Rovena Halili nga Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Elbasan, tregon me detaje sesi duhet të veprohet në këtë situatë.

Znj.Jalili shton ndër të tjera se të gjithë klientët e UKE duhet të marrin masat për izolimin e tubacioneve, matësave të ujit dhe elektropompave individuale.

Ndër të tjera përgjegjësja e UKE apelon që të gjithë konsumatorët të bëjnë izolimet në pusetat ku janë të vendosura matësat e ujit, kjo edhe për faktin se marrja e masave paraprakisht kushton më pak se riparimi i dëmit.

Ajo që duhet shtuar është edhe fakti që ne rast të carjes së tubacioneve, të mos përdoret në asnjë mënyrë hedhja e ujit të nxëhtë pasi ky veprim mund të prishë të gjithë tubacionet.

Edlira XHERRI