Këshilli Bashiak i Elbasanit në një mbledhje të tij jashtë radhe ka diskutuar dhe ka dhënë sugjerime në lidhje me investimet që duhen parashikuarnë buxhetin e ardhshëm.

Ishte Kryetari i Bashkisë ai që kërkoi nga të gjithë këshilltarët të jepnin sugjerimet e tyre në kuadër edhe të kërkesave të qytetarëve që ata përfaqësojnë.

Është karakterizuar nga debate ecuria e mëtejshme e mbledhjes së këshillit bashkiak në lidhje me investimet në Njësitë Administrative. Këshilltari i PD, Eugen Isaj gjykon se në fshatra investimet nga bashkia kanë qenë të papërfillshme.

Por në gjykimin e tij Z. Isaj nuk merr parasysh investimet e qeverisë në njësitë administrative dhe investimet që vetë bashkia ka kryer nëpërmjet ndërmarrjes së saj të shërbimeve publike.

Nisur nga rëndësia e një buxheti që t’u shërbejë qytetarëve, Bashkia e Elbasanit vuri në dispozicion të këshilltarëve edhe prioritetet e dal nga Buxhetimi me Pjesëmarrje, të cilat reflektojnë mendimet e qytetarëve dhe përparësitë e tyre.

EDLIRA XHERRI