Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të diskutojë në mbledhjen e së mërkurës mbi vendimin për zëvendësimin e deputetit të dorëhequr të PDIU-së, Bujar Muça.

Referuar listës shumëemërore të PDIU-së në Qarkun e Elbasanit, vendin e Bujar Muçës në Kuvend e zë Elena Xhina.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, më datë 06.12.2017, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt vendimit:

– Për dhënien e mandatit të deputetit te Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në Qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Shqyrtimi i projekt aktit

– Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit, nga listat shumemërore për Këshillin Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.