Rruga Kuqan-Jagodinë-Bugjës-Muriqan ka qenë çështja kryesore e diskutuar në takimin e llogaridhënies së qeverisë në Njësinë Administrative Shirgjan.

Kryetari i Bashkisë, Z. Sejdini u tregua këmbëngulës për të marrë aprovimin e Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj për financimin e kësaj rruge.

Më tej edhe Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla theksoi rëndësinë e rrugës për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë në këtë zonë, si një nga zonat me prodhuese në qark. 


Ministri ka dhënë ,mbështetjen e tij për këtë financim duke vlerësuar edhe këmbënguljen, jo vetëm të banorëve, por sidomos të Kryetarit të Bashkisë dhe deputetëve.
Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini gjithashtu bëri një përmbledhje të punës që është bërë në këtë njësi dhe për projektet në vijim:


1. Investime dhe shërbime të kryera për vitet 2015-2018:
a. Rikonstruksion i shkollës 9 vjeçare Kuqan 
b. Mbrojtje e tokës nga përroi i Vrushes në Kryezjarrth 
c. U riparua diga e rezervuarit të fshatit Kryezjarrth
ç. U hap rruga e re në fshatin Kryezjarrth
d. U bë për herë të parë, pas 20 vitesh, pastrimi i përroit të Llixhës që eleminon përmbytjet e tokave are. 
e. U pastrua tërësisht kanali i Ferrasit 4.7
ë. U pastruan kanale të para e të dyta ujitëse = 57 km 
– Mjekës = 3.6 km
– Kuqan = 8.5 km
– Shirgjan = 18.7 km
– Kryezjarr = 6.4 km
– Bugjës = 9.6 km
– Jagodinë = 10.2 km
Për vitet 1991-2015 janë pastruar vetëm 4 km.
f. U pastruan kanale kulluese në vitet 2016-2018 = 8.7 km. 
– Mjekës = 1.05 km
– Kuqan = 2.2 km
– Shirgjan = 3.2 km
– Kryezjarr = 2 km
– Bugjës = 2.1 km
-Jagodinë = 4.2 km
Për vitet 1991-2015 janë pastruar vetëm 3km
g. U riparuan rrugë komunale = 7.25 km 
– Jagodinë = 1.7 km
– Shirgjan = 4.3 km
– Bathës = 0.25 km
– Kryezjarr = 0.2 km
gj. U hapën dhe riparuan rrugë arash = 2.78 km. 
Sipërfaqja e ujitur është dyfishuar në krahasim me vitin 2015.
4. Prioritetet e investimeve per vitin 2018:
a. Asfaltim i rrugës Kuqan-Jagodinë-Bugjës-Muriqan
b. Pastrim i kanalit ujitës Polis-Tudan që fut në ujë tokat e fshatit Bathës e Kryezjarrth 
c. Riparim i urës, tip beli, në fshatin Shirgjan me gjatësi 18 ml.
d. Ndriçimi i qendrës së Njësisë Administrative.