Rafting është një prej alternativave më të mira dhe së fundmi në Shipëri po zhvillohet së tepërmi. Këtij sporti i është shtuar kohët e fundit dhe lumi i Shkumbinit.

Veçanërisht në këtë stinë ku niveli i ujit është i kënaqshëm dhe rryma e favorshme. Prej disa ditësh, turistë, vendas e të huaj, janë duke frekuentuar ujërat e lumit Shkumbin, Sopotin, Malin Plak, Dardhën, Shebenikun dhe Malin e Polisit.

Mes tyre spikasin turistët çekë të cilët janë të fiksuar pas Shqipërisë. Ky lum buron në malin e Valamares dhe kalon nëpër krahinën e Mokrës në rrethin e Pogradecit. Lugina e Shkumbinit ka një bukuri të rrallë me katarakte, shpella, plazhe të vogla dhe është rreth 180 km i gjatë. Shkumbini kalon në rrethit të Librazhdit dhe shumë pranë qytetit të Elbasanit, vazhdon në Peqin dhe Rrogozhinë dhe më pas derdhet në Adriatik.

Në pjesën veriore të tij, Shkumbini kalon në zona me shumë rrëpira duke shtuar shpejtësinë e tij dhe duke e bërë të shfrytëzueshëm për rafting.
Rafting-u mund të ushtrohet që nga ura e Bushtricës dhe përfundon në pranë qytetit të Librazhdit.

Lumi i Shkumbinit e ka grykëderdhjen në një nga plazhet më të bukura në Shqipëri, i cili është Plazhi i Vilë-Bashtovës.

Edlira xherri