Është inaguruar sot në qytetin e Elbasanit qendra multifunksionale që do tu shërbëj dy shkollave profesionale si Sali Ceka dhe Ali Myftiu.

Në këtë inagurim ishin të pranishëm ministri i financave Arben Ahmetaj, nënkryetari i Bashkisë Elbasan Klevis Xhoxhi dhe përfaqësues të projekteve. Ne takim më nxënësit e shkollës Sali Ceka u theksua rëndësia e arsimit profesional si mundësia e të gjtheve dhe si rruga drejt tregut të punës.

Në fjalën e tij ministri i financave është shprehur se mbështetja dhe realizimi i projekteve të tilla ndihmojnë mjaft arsimin profesional.

Ndërkohë nënkryetari i Bashkisë Elbasan ka shtuar faktin se Bashkia e Elbasajit i ka dhenë një rëndësi të veçantë arsimit profesional.

Pas fjalës përshëndetëse nga të pranishmit është bërë vizitë në të gjithë mabjentet e shkollës Sali Ceka ku nxënësit kanë shpjeguar për vizitorët të gjithë krijimtaritë e tyre.

EdliraXherri