Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka nisur riparimin e asfaltit në segmentin “Rrethrrotullimi Brandashesh-Dalje Unaza Elbasan”.

Rehabilitimi i këtij aksi të rëndësishëm, me standarde dhe cilësi, do të rrisë aksesin e qarkullimit të sigurt si dhe do të favorizojë banorët e zonës për daljen më shpejt në treg me produkutet e tyre.

ARRSH njofton se, po vijon pa ndërprerje punën jo vetëm në realzimin e investimeve të rëndësishme në infrastrukturë, por paralelisht edhe në mirëmbajtjen dhe riparimin e segmenteve rrugorë, për të garantuar cilësi dhe siguri në qarkullimin e mjeteve dhe të udhëtarëve.

e.xh/j.p/atsh