Dita e premte ka sjellë, permiresim të kushteve atmosferike në Qarkun e Elbasanit, ku temperaturat kanë pësuar rritje. Gjithësesi situata mbetet problematike në Njësitë Administrative të bashkisë së Librazhdit dhe Prrenjasit.

Problematike veç bllokimit të rrugëve mbetet mungesa e energjisë elektrike që është ndërprerë prej tre ditësh. Banorët e këtyre zonave shprehen se pavarësisht se fatmirësisht nuk ka pas emergjenca shëndetësore, dhe se intensiteti i reshjeve të borës shkaktoi këtë situatë.

Në terren veç kryetarit të bashkisë Librazhd, emergjencave civile janë edhe punënjësit e Oshe Elbasan të cilët janë duke punuar për rikthimin e energjisë elektrike. Janë të bllokuar dhjetra fshatra në këto bashki, ndërsa aksi nacional Elbasan -Qaf Thanë është i kalueshëm, deri në qafën e lunikut shkohet me zinxhir, ndërsa më tej trashësia e borës ka arrit në 1 m.

Ndërkohë me urdhër të ministrisë në bashkinë Librazhd dhe Prrenjas është ndërprerë proçesi mësimor për shkak të kushteve. Ndërsa në Gramsh vazhdon të jetë i bllokuar fshati Lenie.

Edlira XHERRI