Në kuadër të 27 vjetorit të Partisë Socialiste edhe në Elbasan është organizuar një takim me të gjithë anëtarësinë dhe simpatizantë të kësaj partie.

Të pranishëm në këtë festë ka qënë Kryetari i Grupit Parlamentar, kryetari i Bashkisë së Elbasanit dhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie.

Në fjalën e tij Kryetari i Grupit Parlamentar duke uruar ditëlindjen e PS është shprehur se “27 vite më parë socialistët shqiptarë nisën rrugën për të formësuar forcën progresiste dhe europiane në Shqipëri. Sot 27 vite më vonë Partia Socialiste është krenare që mbetet luftëtarja kryesore për integrimin europian të Shqipërisë.

Sipas Ballës, socialistët shqiptarë janë krenarë përpara shqiptarëve që u kanë dhenë për kryeministër një emër të nderuar në politikën europiane dhe atë rajonale, një udhëheqës që e nderon Shqipërinë kudo që e përfaqëson Edi Ramën.

E ndaj pas 27 vitesh jemi me kokën lart e më të bindur se kurrë se jemi e vetmja forcë e ndryshimit të Shqipërisë, përfundoi Balla.