Termeti i 26 Nëntorit fatmirësisht nuk shkaktoi dëme të mëdha materiale në qarkun e Elbasanit. Sot, pas pushimeve të festave të Nëntorit, nxënësit i janë rikthyer bangave të shkollës për të vijuar normalisht procesin mësimor.

Vetëm në dy shkolla të bashkisë Elbasan nuk do të zhvillohet mësim, pasi kanë pësuar dëme nga tërmeti. Përkatësisht, nxënësit e shkollës së Treganit dhe të Funarit, të cilët janë transferuar në shkollat më të afërta për të nisur mësimin.

Ndërkohë, vetë nxënësit shprehen se sot e kanë filluar procesin mësimor normalisht dhe mësuesit i kanë këshilluar për të mos patur frikë.

Në shkollën “Ali Agjah” po ndjek mësimin edhe një fëmijë nga kryeqyteti, banesa e të cilit pati dëme gjatë tërmetit.