Llatja: Kontakte për ta zgjidhur këtë çështje

Në vijim të mbledhjes së Këshillit Bashkiak dhe në kuadër të kësaj situatë emergjente në të cilën ndodhet vendi, këshilltari Ermir Çela, ka ngritur shqetësimin e shkallëve të emergjencave nëpër institucionet arsimore. Sipas Z.Çela, do të ishte mirë të shihej mundësia që të bëheshin ndërhyrje në shkolla për këtë problem.

Lidhur me këtë problematikë kreu i Bashkisë Elbasan është shprehur se janë në kontakte të vazhdueshme për ta zgjidhur këtë çështje. Sipas Z.Llatja të gjithë restaurimet e shkollave që janë bërë në Elbasan i plotësojnë këto kushtet, por problematikat e tilla ekzistojnë tek shkollat që nuk është ndërhyrë prej vitesh.

Për t’u theksuar ndër të tjera është fakti se në këtë mbledhje të Këshillit Bashkiak Elbasan, këshilltarët shprehën dëshirën e tyre për të dhuruar rrogën e muajit nëntor në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. Në këtë mbledhje u bë betimi edhe i dy këshilltarëve të rinj, Olsian Topalli dhe Edina Pisha.

EDLIRA XHERRI