””Vetmia është e keqe për burrin…..””

Këto janë fjalët e pikëllimit të një 80 vjeçari nga Elbasani i cili prej 22 vitesh jeton i vetëm, që ku bashkëshortja ndërroi jetë. Por ky nuk është vetëm realiteti i Abdurrahman Buzit, por realiteti i kohëve modern ku fëmijët largohen për të ndërtuar jetën e tyre, ndërsa të moshuarit përjetojnë plagën më të rëndë të jetës, vetminë.

Abdurrahmani ka dy djem, por asnjëri nuk shkon as për ta parë babanë e vetmuar, ndërsa për shkak të një aksidenti, vajza ka mbetur e paralizuar dhe me të gjitha kursimet e jetës, Abdurrahmani sistemoi vajzën në një qendër kujdesi. Prej disa vitesh ai bën kërkesë për tu strehuar në shtëpinë e të moshuarve.

Kohët e fundit Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me ambasadën e kuvajtit ndërtuan Shtëpinë e të moshuarve. Dita ditës ajo pritet të bëhet funksionale ndërsa kapaciteti i saj akomodues do të jetë 24 persona.

Shtëpia është konceptuar si një vatër familjare. Burra e gra do të jetojnë së bashku, ndërsa më pas do të flenë në dhoma të veçanta. Konceptimi i kësaj qendre si një vatër familjare synon të zbusë plagën e vetmisë tek këta të moshuar.

Shtëpia e të Moshuarve do të ofrojë kujdes shëndetësor, fizioterapi etj. Stafi po bën një punë të jashtëzakonshme, për ta vënë në funksion sa më parë këtë institucion pritës.