Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini priti në zyrën e tij përfaqësues të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës, zbatues të programit Romacted. Programi ROMACTED është një program që synon të promovojë qeverisjen e mirë dhe fuqizimin rom në nivel vendor.

Diskutimet kryesisht u përqëndruan tek të drejtat dhe prioritet që bashkia u ka dhënë romëve dhe egjiptianëve. Z.Sejdini, vuri në dukje përfaqësinë e këtij komuniteti në Këshill Bashkiak, si e vetmja bashki që e ka bërë një gjë të tillë. Po ashtu, në Universitetin e Elbasanit mësohet zyrtarish gjuha rome, si një kulturë më vetë me të gjitha traditat e saj.


Vizioni i Bashkisë së Elbasanit është një shoqëri gjithëpërfshirëse, që krijon akses të barabartë për të gjithë qytetarët në lidhje me shërbimet publike, duke lehtësuar dhe mbështetur pjesëmarrjen e tyre active në shoqëri, pavarësisht nga niveli i të ardhurave, gjinia, mosha, besimi fetar, aftësia e kufizuar, përkatësia etnike, orientimi seksual apo vendbanimi.


Elbasani renditet qyteti i dytë për nga numri i popullësisë rome dhe historikisht është karakterizuar nga marrëdhënie harmonie midis këtij komuniteti dhe shumicës. Marrëdhëniet kanë evoluuar ndër vite dhe Elbasani mbetet qytet model për bashkëjetesën mes komuniteteve etnike dhe besimeve fetare.


Claus Neukirch shefi i zyrës së Këshillit të Europës ka përgëzuar Bashkinë e Elbasani për punën e bërë në këtë drejtim, ndërkohë që shtoi përparësitë e këtij projekti i cili nuk synon të privilegjojë romët, port u krijojë atyre mundësi të barabarta.