Ditët me diell kanë bërë që në qytetin e Elbasanit, në qendrat ku të moshurit marrin shërbim të fillojnë aktivitetet argëtuese.

Në qendrën A2B të moshuarit angazhohen në lojra të ndryshme. Mënyrë kjo sipas përfaqësuesve të qendrës për t’i mbajtur të aktivizuar.

Teuta Qosja thekson se aktivitetet shtohen me ardhjen e verës dhe kjo bëhët për t’u ofruar argëtim dhe ngrohtësi familjare.

Ndërkohë vetë të moshuarit të intervistuar në kohën kur luanin shprehen për Tv Skampa se lojëra të tilla i luajnë me kënaqësi dhe janë të gëzuar që veç shërbimeve bazë që marrin prej vitesh, gjejnë në këtë qendër edhe miq.

Për t’u theksuar është fakti se në qendrën A2B, aktivitetet e këtij lloji janë të shpeshta dhe shërbimi aty është korrekt.

Edlira XHERRI