Iniciativa konkrete për të ardhmen

Të rinjtë kanë nevojë për iniciativa dhe zgjidhje afatgjata për sa i përket të ardhmes së tyre. Në këtë përfundim dolën pjesëmarrësit në një debat të zhvilluar ditën e sotme në Bashkinë e Elbasanit, në lidhje me integrimin në Bashkimin Europian dhe rolin që duhet të kenë individët në këtë rrugë. Aktiviteti i zhvilluar në kuadër të projektit “Të rinjtë drejt Europës” zhvillohet nga Universiteti Mesdhetar dhe do të implementohet në 9 qytete.

Siparin e hapi në Bashkinë e Elbasanit ku kreu i kësaj bashkie është shprehur se kur është fjala për rininë Elbasani e ka vërtetuar se ka një rini të përgatitur në çdo aspekt.

Pjesë e këtij debati ishte Anastas Angjeli dhe Evis Kushi të cilët jo vëtëm si përfaqësues të qeverisë, por edhe të të rinjve studentë u shprehen se janë të bindur drejt rrugës së Bashkimit Europian dhe se të gjithë bashkë mund t’ia arrijmë.

Moderatoria e këtij debati Elona Shehu u shpreh me detaje rreth qëllimit të tij dhe synimit kryesor që është marrja e sa më shumë të dhënave se ku ndodhet Shqipëria në këtë rrugë dhe si duhet vepruar për të arrit në Be.

Ndërsa për Kreun e bashkisë, rinia është e ardhmja e Shqipërisë dhe se me rininë Bashkimi Europian është i sigurtë. Ndaj një ndër fokuset e kësaj bashkie është rinia.

Ndërkohë Angjeli dhe Kushi theksuar bindshëm se sado e vështirë është për ta pranuar të gjithë shihet një përparim i dukshëm në rrugën drejt Bashkimit Europian. Dhe kur bëhet fjalë për BE nuk duhet prit gjithçka nga politika pasi rol duhet të luajnë të gjithë individët.

Në debat ndër të tjera u theksua fakti që të rinjtë kanë potencialin për të qenë forca drejtuese e së ardhmes. Për këtë arsye ata duhet të përfshihen në vendimet që ndikojnë në të ardhmen e tyre.

EDLIRA XHERRI