“Udhëtimi më i bukur për një fëmijë, është libri…Bota më e pasur për një individ është biblioteka e tij”. dhe ishte pikërisht ky fokusi i aktivitetit të larmishëm që zhvilloi shkolla “Sul misiri” në Elbasan.

U bë shkas Lysieni fëmija franko-shqiptar, i cili me dëshirën e tij për shqipen dhe jetesën në këtë vend, kërkoi të dhuroj libra dhe të përcjellë dashurinë e tij, edhe tek moshatarët e tjerë. Nëna e tij, shkrimtarja Mimoza Kushly, ka ngjizur tek djali i saj dashurinë për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe. Në këtë aktivitet shkrimtarja Kushly shoqërohej nga Fatmir Musai shkrimtar dhe përfaqësues nga Bashkia Elbasan, moderatorja Silvana Braçe dhe piktorja Natasha Bega. Ata theksuan rëndësinë e librit, dhurimin e dijes dhe krijimin e bibliotekave.

Ndërkohë që një vlerë e shtuar e këtij aktiviteti ishte edhe mbështetja e DAR Elbasan dhe dhurimiiI piktores Natasha Bega, e cila emocionoi veçanërisht me pikturat e çastit të gjithë të pranishmit.

Të gjithë fëmijët e shkollës “Sul Misiri” intepretuan në mënyrë emocionuese para të pranishmëve thënie për leximin, improvizuan dhe padyshim u shprehen edhe mbi jetën dhe veprat e autorëve të mëdhenj, pa veçuar ata vendas.

Edlira XHERRI