Ambasadori bullgar: Hap i rëndësishëm për çeljen e negociatave

Tryeza e shumë komentuar mes opozitës e përfaqësuar nga PD, LSI, por dhe opozita parlamementare, kryesuar nga Rudina Hajdari, përballë PS, shihet me optimizëm nga ndërkombëtarët. Vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe ambasadorët e akredituar në Tiranë, shpesh kanë kërkuar dialog mes palëve. Si një vend anëtar në familjen e BE, ambasadori i Bullgarisë, Momchil Raytchevski, e sheh pozitivisht nisjen e dialogut dhe konsultimet për kodin zgjedhor. Z. Raytchevski ndan mendimin se dialogu është një nga kriteret që duhet të plotësojë Shqipëria për t’u anëtarësuar në familjen Europiane.

Ate qe ndodhi është një gjë për të cilën ne dhe partnerët tanë nga BE flasim prej shumë kohësh. Nevojitet dialog. Dhe këtë unë dhe kolegët e mi e kemi përsëritur disa herë. E rëndësishme është që të gjithë të punojmë në këtë fushë. Dialogu që filloi , bisedimet që do të realizohen për ndryshimet në kodin elektoral mund të jenë me rëndësi për shoqërinë dhe është hap i rëndësishëm” )

Këto deklarata ambasadori i Bullgarisë i bëri gjatë një vizite në qendrën e autizmit “Fluturo për Jetën në Elbasan, ku nënshkroi një marrëveshje në kuadër të projektit “Edukim për të gjithë”.

EDLIRA XHERRI