Ndër 126 vende të botës, Shqipëria renditet e 105-ta sa i përket indeksit të zemërgjerësisë, të publikuar nga fondacioni CAF, ndër më prestigjiozët në botë për çështjet që lidhen me bamirësinë. Ky është viti i dhjetë i këtij publikimi.

Një vit më parë, Shqipëria performonte më mirë, pasi grumbullonte më shumë pikë. Në rajon, Shqipëria lë pas Serbinë dhe Malin e Zi. Kur bëhet fjalë për dhurimin e parave, Shqipëria performon disi më mirë, duke u renditur e 75-ta në botë, nga vendi i 62-të i një viti më pare, çka do të thotë se shqiptarët janë bërë më dorështrënguar në harkun e një viti. Sa i përket ndihmës ndaj një të panjohuri, vendi ynë është i 95-ti në botë.

Në terma të përgjithshëm, studimi prestigjioz evidenton se, shqiptarët njohin si zemërgjerësi kryesisht ndihmën monetare, ndërkohë që nuk janë të prirur ndaj vullnetarizmit apo çfarëdolloj ndihme tjetër që nuk përkthehet në para. E kundërta ndodh me qytetaret e Elbasanit, pasi ata shprehen se zemergjerësia është virtyt i këtij vendi dhe fakti që nuk mund të bëjnë më shumë për të tjerët, lidhet me mungesën e të ardhurave.

Në nivel global si vendi më zemërgjerë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të ndjekur nga Myanmari dhe Zelanda e re, ndërkohë që tre vendet më dorështrënguara rezultojnë: Yemeni, Greqia dhe Kina.