Ashtu si çdo vit Elbasani është shndërruar në kryeqytetin e festimeve të Ditës së Verës. Mijëra qytetarë zgjodhën ta kalojnë në Elbasan festën tradicionale të verës. Dita e Verës u prit me një sërë aktivitetesh të organizuara nga Bashkia e Elbasanit. Një garë çiklistësh nisi parakalimin në bulevardin kryesor të qytetit të Elbasanit për të vijuar më pas me karnavalet e shkollave 9 vjeçare dhe demonstrimin e disa disiplinave sportive.

Ndërkohë koncerti festiv vijoi edhe gjatë ditës duke mbajtur deri pas mesdite mijëra persona në shesh. Festimet në Elbasan nisën që në 10 Mars me hapjen e Panairit të dytë të Librit për të vijuar më tej me Panairin Tregtar, dhe festivalin tipologjik të këngës popullore.

EdliraXherri