Në pragun zyrtar të dimrit, piktorë të njohur nga e gjithë Shqipëria, arritën t’i “vjedhin” disa ngjyra vjeshtës, përpara se ajo të largohet plotësisht.

Rrapët shekullorë në Byshek të Elbasanit nuk i zhgënjyen mjeshtrit e penelit, të cilët po aq bukur i pasqyruan në telajo. Për piktorët, vjeshta me magjinë e ngjyrave dhe kombinimeve të saj mbetet stina më e bukur.

Por nuk është vetëm vjeshta, artistët kanë një lidhje shpirtërore me bukuritë e Elbasanit në përgjithësi, sidomos të zonave turistike apo luginës së mrekullueshme të Shkumbinit.

Zgjedhja e piktorëve e Bushekut, ka qenë edhe një mundësi e mirë promovimi për këtë perlë të natyrës hsumë pranë Elbasanit. Promovimi i saj, por edhe shtimi i investimeve pritet ta rikthejnë në identitet, Byshkun e dikurshëm të elbasanasve, që frekuentohej në masë.

Edlira Xherri