Prej disa ditësh Elbasani, ashtu si edhe e gjithë Shqipëria kanë vuajtur nga “kapriçot” e motit, herë me reshje dëbore dhe herë me shtrëngata shiu. Kjo situatë ka privuar edhe skuadrën e futbollit të Elbasanit sa i përket përgatitjeve, duke u “ngujuar” në palestër.

Për të mos qëndruar pa stërvitje, verdheblutë kanë gjetur zgjidhjen në një sallë të mbyllur, duke marrë ngarkesën e duhur dhe ndryshuar njëkohësisht edhe ambient.

Ndërkohë, ditën e nesërme elbasanasit kanë programuar një miqësore në kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja”, me ekipin kosovar të Vëllaznimit të Gjakovës, skuadër që e sponsorizon babai i Lorik Canës.

Vladimir Mema Elbasani news.al