Elbasani do të presë nesër, më e bukur se kurrë, Ditën e Verës fëstën tradicionale që simbolizon largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore.
Por festa e verës, që kremtohet në qytetin e njohur ndryshe “qyteti në kërthizë të Shqipërisë”, nuk është vetëm për elbasanasit. Shumë miq vijnë nga të gjitha zonat e vendit për të festuar ardhjen e verës, por edhe për të shijuar gatimet karakteristike të kësaj zone, si ballokumet.
Qytetarët të intervistuar sot shprehen se kjo është një traditë e mrekullueshme që të parët tanë kanë lënë dhe se ku më mirë se në elbasan mund ta kalosh atë.
Dita e Verës ka qenë e lidhur me ditën e parë të marsit, mijera qytetare elbasanas por edhe miq te ardhur nga rrethet e tjera te vendit pritet të mbushin qytetin e Elbasanit per te ndjekur ceremonite tradicionale te Dites se Veres. Në fakt festa fillon që sonte mbremë me një koncert në sheshin kryesor të qytetit të Elbasanit e cila nën kujdesin e veçantë të Bashkisë së Elbasanit dhe krytetarit Z.Sejdini do të bëj që atmosfera të jetë më e kendshme. Ndërkohë në mëngjes pritet qe festa të nis që në mëngjes me karnavalet nga shkollat e qytetit. 
 

Edlira Xherri