Një pritje madhështore i bëri Elbasani Kryeministrit Edi Rama të mërkurën në mbrëmje, ku si asnjëherë më parë sheshi “Gensher” dhe bulevardi “Aqif Pasha” ishin të mbushur plot.
Me pjesëmarrjen e tyre mijëra qytetarë shprehën mirënjohjen për Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini, dy njerëzit që e kanë shndërruar Elbasanin duke e kthyer në një qytet modern.
Në pothuajse të gjithë fjalën e tij kryeministri Rama falenderoi dhe vlerësoi njeriun që i dha këtij qyteti, dhe qytetarëve të tij, 12 vite të jetës.
Kryeministri Rama tha se Gledi ka një detyrë të vështirë përpara, të vazhdojë në gjurmët e Qazim Sejdinit, por edhe një privilegj të madh të jetë Kryetar Bashkie i një qyteti që të do me zemër.
Rama nuk u ndal të përmendë punët e pafundme që janë bërë në Bashkinë e Elbasanit në këto vite, por premtoi se me të njëjtin ritëm qeveria do të vazhdojë të mbështesë Elbasanin.
/ElbasniNews.al