Kryetari i Bashkisë së Elbasanit i dha titullin “Mirënjohja e Qytetit” shkrimtares Elisabeta Myftari “Për kontributin cilësor në fushën e prozës dhe poezisë shqipe”.
Pavarësisht aktiviteteve të shumta me rastin e festës tradicionale të Ditës së Verës, aktivetetet që në fokus kanë librin kanë marrë një vëmendje të veçantë.
Kryetari i Bashkisë tha se nderimi për shkrimtarët është dyfish i madh pasi ata, me krijimet e tyre, jo vetëm pasqyrojnë botën e tyre, por edhe të një shoqërie të tërë.
Edhe poetja Myftari shprehu kënaqësinë e saj për këtë vlerësim duke falenderuar Bashkinë e Elbasanit.