Mban titullin “Me”, autobiografia e 72-vjeçarit Elton John, e cila del sot në shitje.

Një libër në të cilin ai flet për miqësinë me Michael Jackson, të cilin e cilëson si të sëmurë mendor.

Ata u njohën, kur Michael Jackson ishte 13 ose 14 vjeç. Prej tij Elton mban mend se sa i adhurueshëm ishte kur ishte i ri dhe se si vitet dalëngadalë e larguan nga bota, njëlloj si Elvis Presley.

Në libër, kantautori britanik flet për një festë ku merrte pjesë edhe Jackson, i cili në një moment u zhduk krejt papritur.

Elton tregon se e gjeti kohë më vonë të ulur përtokë duke lozur me video lojëra me një fëmijë, “Nuk di pse nuk arrinte të kishte marrëdhënie me të rritur. Një zot e di se çfarë po i ndodhte dhe një zot e di se sa drogë kishte marrë. Por sa herë që e takova në vitet në vijim, largohesha duke menduar se e kishte humbur toruan… dhe nuk më vjen mirë që e them. Ishte bërë i sëmurë mendor”.

Ai e kujton mbretin e muzikës pop, si një person shumë të trishtë, i cili u izolua në botën e tij, duke e krahasuar me Elvis Presley për shkak të mënyrës se si iu erdhi fundi.

/Ora News.tv/