Solidariteti i shqiptarëve nuk ka kufij. Shqipëria po lëngon nga fatkeqësia natyrore, por fatmirësisht shqiptarët po e mbajnë ende në këmbë, pa u rrëzuar. Një gjest human vjen nga në emigrant në Greqi, Gentian Toska. Ai ka një shtëpi në Cërrik dhe tha se është i gatshëm që ta dhuroj për një familje që është prekur nga tërmeti.

“Përshëndetje quhem Gentjan Toska. Jetojmë në Greqi. Dhuroj shtëpinë për familjarët e prekur na tërmeti. Shtëpia ndodhet në Cërrik edhe tre vjet të rrinë brenda nuk dua asnjë lekë. Ju faleminderit. 00306979876683”, shkruan Toska, teksa ka sjellë edhe foto në inboxin e Shqiptarja.com nga shtëpia e tij dy katëshe.