Emina Cunmulaj modelja e cila është shumë aktive në rrjetin social Instgram ku publikon herë pas herë foto dhe video nga përditshmëria e saj, gjithashtu dhe nga jeta private na ka treguar se është shumë e lumtur me jetën e saj.

Gjithashtu modelja prej shumë vitesh është martuar me biznesmenin iranian Sam Nazarian me të cilin ka dhe dy vajza.

Dhe së fundmi ajo ka publikuar një foto me bashkëshortin ku përveç komenteve pozitive ajo ka marrë dhe komente negative të cilave modelja iua ka mbyllur gojën komentuesve.

“Ka ndryshuar përralla, është bërë ‘E bukura dhe pasaniku’ “, shkroi një prej ndjekësve të Eminës në foto.

“Kishe dëshirë të ishe ti historia e të bukurës dhe pasanikut, por nuk po mundesh të jesh ore vëlla. Mos u merr me muhabete si gratë e këqija e gjej ndonjë punë se i thave kafet e lagjes duke pirë një kafe gjithë ditën”, komentoi më pas Emina.

Image

Po ashtu një tjetër komentues i ka shkruar :’Më falni çfarë jeni babë e bijë apo bashkëshortë?’

‘Ti këtë në foto çfarë e ke ‘gjysh’ i është përgjigjur modelja.

Nuk është hera e parë në fakt, që modelja zgjedh ti kthejë përgjigje komenteve keqdashëse në ‘Instagram’, por edhe këtë herë reagimi ka qenë i ashpër dhe shumë i drejtë.

 

© SYRI.net