Një person ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e përplasjes mes dy makinave gjatë paradites së sotme.

Në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, një makinë “Fiat Punto” me targa YHA 2933, është përplasur me një “BMW X3” me targa AA 710 RZ.

Për pasojë ka mbetur i plagosur njëri nga drejtuesit e mjeteve, Astrit Coça.

I dëmtuari u dërgua në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Sakaq lidhur me këtë ngjarje nga ana e policisë vijojnë hetimet